Hën, Nën 4, 2024
Banner Top
Banner Top
E prekur me koronavirus është edhe një grua shtatzënë

Infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti, ka njoftuar se në mesin e të infektuarve me koronavirus është edhe një grua shtatzënë.

 “Dje e kemi marr një shtatzëne në javën e saj të 28-të, e cila është në një gjendje të rëndë në kujdesin intensiv dhe ne monitorimin e saj e bëjmë në bashkëpunim me mjekët tjerë përkatës,  gjinekologun, anestezistin, neonatologun, për shkak të gjendjes së saj. Do të marrim veprime duke u bazuar edhe në përvoja të vendeve të tjera. Gruaja shtatzënë ka ardhur tek ne e intubuar, me probleme dhe komplikime tjera respiratore, por ne do t’i ofrojmë gjithë ndihmën e mundshme që ajo të ketë shëndet të përmirësuar. Praktikat edhe në botën e jashtme bëhen duke zgjedhur protokolle më të favorshme për shtatzënat.  Për çdo shqetësim do të vendosë konzoliumi për gjendjen e saj. Kemi qasje direkte e indirekte nga kolegët nga fushat e përafërta”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë