Fotoja: Ilustrim
Policia e Kosovës njoftoi se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur.
Rasti ka ndodhur më 14 janar, në orën 20:00.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur”, thuhet në raport.
Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.