Policia, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se e mitura nga komuna e Rahovecit ka lindur një fëmijë në Spitalin e Gjakovës.
“Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima femër kosovare (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Policia rastin e ka cilësuar si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”, ashtu që po vazhdon të hetohet. /familjajone