Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot parashihet mot me diell dhe relativisht i ngroht.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por që minimalet do të jenë më të ulëta. Minimalet nga 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hëne.
Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende – vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu.