Pothuajse të gjithë kemi dëgjuar për jogan, por nuk e kemi ditur saktësisht rolin e saj në shëndetin tonë, si mendor, ashtu edhe atë fizik.
Joga, pos të tjerash, ndihmon edhe në zbutjen e varësisë ndaj alkoolit. Të paktën kështu thotë për “Familja Jonë” trajnerja e jogas, dikur mis-Shqipëria, Elisabeta Gjonpali.

Gjonpali theksoi se joga është e dobishme edhe për probleme të tjera, si: hiperaktiviteti, stresi post-traumatik, pagjumësi, fobitë e ndryshme etj.
“Terapia e jogës mund të jetë e dobishme në trajtimin e rasteve të shëndetit mendor si:
Varësia nga alkooli
Çrregullime ankthi dhe paniku
Çrregullimi i hiperaktivitetit të defiçitit të vëmendjes
Çrregullimi bipolar Depresioni
Çregullime te ngrenies Pagjumësia
Fobitë
Çrregullimi i stresit post-traumatik
Stresi
Abuzim me substanca
Përveç kësaj, terapia e jogës mund të jetë veçanërisht efektive për trajtimin e rasteve të cilat kanë dhimbje kronike, stres ose trauma që është ruajtur në trup dhe manifestohet përmes ankthit ose simptomave të lidhura me depresionin”, theksoi ajo.
Përmes jogas, sipas Gjonpalit, mund të pakësohen dhimbjet kronike (dhimbja e kokës dhe e shpinës), si dhe mund të forcohen muskujt dhe të rritet vitaliteti i trupit.

Ajo tutje shprehet se ekzistojnë disa teknika të jogas që mund të zbatohen, varësisht nga i cili problem vuajmë.
“Terapia e jogës mund të përfshijë disa teknika, të tilla si:
Asana (qëndrimet e trupit)
Pranayama (ushtrime të frymëmarrjes)
Meditim
Mundra
Mantra
Plani i trajtimit dhe teknikat e përdorura në terapinë e jogës mund të ndryshojnë në bazë të moshës, aftësive fizike dhe nevojave unike. Pra, për një person që përjeton ankth për shembull, terapisti do t’i drejtojë ata përmes teknikave te frymëmarrjes dhe pozave si poza e fëmijës dhe poza e pemës, dhe do të shpjegojë se si pozat ndihmojnë në lehtësimin e ankthit. Për më tepër, të gjitha ushtrimet dhe qëndrimet e përdorura në terapinë e yogës janë krijuar për të maksimizuar sinkronitetin e funksionimit të mendjes dhe trupit”, shtoi tutje ajo.
Koha më e përshtatshme për joga nuk është e njëjtë për të gjithë, andaj Gjonpali thekson se secili duhet ta gjejë periudhën e duhur brenda ditës për ta planifikuar këtë teknikë.
Sipas saj kjo varet nga preferencat personale, por, kohët që konsiderohen më të përshtatshme janë mëngjesi dhe mbrëmja.
Elisabeta, siç u tha më lart, është trajnere e jogas, andaj këshillat më adekuate mund t’i merrni te “Elisabeta Balance Studio”, e cila ofron këto shërbime.
1. Psikoterapi (këshillim & terapi, individuale dhe në grup)
2. Face Yoga (yoga e fytyrës, seanca individuale dhe në grup)
3. Yoga e trupit ( seanca individuale dhe në grup)
4. Receta & këshilla se si të ushqehemi shëndetshëm sipas Ayurveda. /familjajone


