Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Dy vitaminat e nevojshme pas moshës 40 vjeçare

Ushqyerja e duhur është shumë e rëndësishme për çdo moshë, por në veçanti është për personat mbi moshën 40 vjeçare.

Kjo sepse, trupi nuk është dhe nuk funksionon njejtë si para kësaj moshe, sepse fillojnë të shfaqen shqetësime, çrregullime apo sëmundje të ndryshe, si pasojë e moskujdesit tonë gjatë kalimit të viteve.

Prandaj, një nga veprimet e duhura që mund ta merrni është të ushqeheni si duhet, të paktën pas kësaj moshe.

Vitamina B12 nuk duhet të mungojë për shkak se luan rol thelbësor për gjakun dhe trurin. Gjindet lehtë në shumë produkte por mund ta merrni edhe suplement, transmeton netdoktori.

Ushqimet ku mund ta gjeni: drithërat, qumështi, kosi, djathi, vezët e sardelet.


Mungesa e vitaminës D është e lidhur me shfaqjen e disa llojeve të kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, sklerozës, etj. Gjithashtu nevojitet për përthithjen e kalciumit. Pra, prek shumë sisteme të organizmit tonë.

Dielli njihet si burimi më i mirë i kësaj vitamine, por ushqimet ku mund ta gjeni janë: vaji i peshkut, disa produkte të bulmetit, drithëra, etj.


Ndërsa probiotikët që nuk hynë as te vitaminat e as te mineralet, e mbajnë stomakun e shëndetshëm dhe e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, etj. Mund t’i gjeni në kos.

Arkiva

Kategoritë