Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy viktima dhe 90 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në Spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Po ashtu 90 raste të reja janë konfirmuar shifër e regjistruar kjo për herë të dytë në Shqipëri dhe më e larta ndonjëherë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura, raporton Tch.

Youtube

Arkiva

Kategoritë