Dy persona kanë vdekur dhe 427 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 5 mijë 881 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 31 persona dhe 3.541 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 793 mijë e 574 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone