Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Dy specialistet e Pediatrisë që bëjnë diagnostikimin e leukemisë përmes Flow Cytometria

Pas trajnimit 1 vjeçar në Graz të Austrisë, nën mbikëqyrjen e profesorit të njohur, Wolfgang Schwinger, mjeket e Klinikës së Pediatrisë, dr. Arbana Baloku-Zejnullahu dhe dr. Albana Xani kanë filluar të aplikojnë për herë të parë në QKUK metodën diagnostikuese, Flow Cytometria.

dr. Arbana Baloku-Zejnullahu

dr. Albana Xani

Flow Cytometria është një metodë laboratorike që përdoret për të zbuluar, identifikuar dhe numëruar qelizat specifike. Kjo metodë gjen përdorim të gjerë dhe është një prej përdorimeve më të rëndësishme për diagnostikim të leukemive.

Që nga muaji shkurt 2020, deri më tani, janë realizuar 58 analiza flowcytometrike.

Materiali shpenzues për këto analiza të realizuara është siguruar nga shoqata Care for Kosovo Kids.

Me aparaturën ekzistuese, kjo analizë mund të realizohet për diagnostikimin e sëmundjes dhe ndihmon në fillimin e terapisë sa më parë, me protokoll përkatës, varësisht prej nëntipit të Leukemisë që është përcaktuar me anë të Flow Cytometrisë.

Është shumë e rëndësishme të punohet edhe MRD ( Minimal Residual Disease) për përcjelljen e sëmundjes dhe efektin e terapisë, që është i domosdoshëm gjatë trajtimit të pacientëve me Leukemi, mirëpo me aparatin Flow Cytometër ekzistues nuk është i mundur dhe është duke u realizuar në Graz falas për pacientët tanë.

Pas sigurimit të aparaturës së re, planifikohen të punohen 150-200 analiza të tilla brenda vitit, duke e përfshirë edhe MRD-në.

Me realizimin e kësaj analize me aparatin ekzistues, tani është i mundur diagnostikimi i pacientëve me Leukemi brenda ditës dhe fillimi i trajtimit menjëhershëm, që është shumë i rëndësishëm në këto raste.

Burimi: Gazeta Shneta

Arkiva

Kategoritë