Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Dy mjete shpërthyese në Qendrën e regjistrimit në Zveçan, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur mjete shpërthyese në Qendrën e regjistrimit në Zveçan, ndërsa ekipi i deminimit i ka asgjësuar në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili cilësoi rastet si vepra penale “Posedim, kontrollim i pa autorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Me datë, 25.09.2021, rreth orës 08:45, u pranua informata se në ndërtesën “INTEL” në Zveçan, ku ndodhet Qendra e Regjistrimit është thyer dera.

Në vend ngjarje ka dal njësiti patrullues nga (SP) Zveçan, njësitë relevante si dhe njësiti hetimor i forenzikës, ku konstatuan se në objektin e përmendur është thyer një xham i vitrinës, ku brenda objektit është vërejtur një mjet i pa eksploduar granatë dore, e zezë, e llojit të panjohur. Ekipi i EOD-së u informua, i cili doli në vendin e ngjarjes në 09:55, dhe pas kontrollimit të objektit, u gjetën dy mjete shpërthyese, të cilat ekipi i EOD-së i asgjësoi në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili cilësoi rastet si vepra penale “Posedim, kontrollim i pa autorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“

Lidhur me rastin hetimet janë duke vazhduar”.

Arkiva

Kategoritë