Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Dy arsye mjekësore përse nxjerrim një këmbë jashtë jorganit kur flemë

Na ka ndodhur shpesh që, gjatë gjumit, ta nxjerrim njërën këmbë jashtë jorganit. Përvec një shprehi, sidomos gjatë verës, ky veprim bëhet për shkak të disa arsyeve mjekësore.

Më poshtë i gjeni disa nga arsyet se pse e vendosim njërën këmbë jashtë jorganit përderisa flemë.

Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit tonë:


Këmbët tona janë në fakt mekanizma të përsosur ftohjeje. Sipas një eksperti të gjumit, ato përmbajnë një lidhje midis arterieve dhe venave, ndryshe nga çdo pjesë tjetër në trup, duke u zgjeruar kur është shumë nxehtë, duke lejuar më shumë gjak të arrijë në sipërfaqen e lëkurës për ta ftohur atë.
Gjithashtu, nuk ka qime në këmbë, kështu që ato qëndrojnë të freskëta gjatë gjithë natës. Si rezultat, temperatura e trupit tonë balancohet dhe ne mund të flemë më mirë.


Nxjerrja e njërës këmbë ju ndihmon të flini më shpejt

Për të fjetur, temperatura e trupit tonë duhet të ulet me 1-2 gradë. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë për të qëndruar zgjuar kur është shumë nxehtë: trupat tanë luftojnë me mbinxehjen. Për këtë është thelbësore të mbajmë veten të ftohtë dhe mund të mjaftojë të nxjerrim një këmbë nga batanija. Sa më shpejt ta lejoni trupin tuaj të ftohet, aq më shpejt mund të flini gjumë.

Arkiva

Kategoritë