Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dreka perfekte e Kurban Bajramit

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë do të gatuani, keni klikuar në artikullin e duhur, këtu do të gjeni disa ide për një tryezë të begatshme. 

1. Çorba e Begut

Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, ështëçorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.

2. Vegësh tradicional

Përbërësit kryesorë të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.

3. Qebap haxhiu

Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

4. Musaka

Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.

5. Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

6. Dollma apo japrak

Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.

7. Pite të ndryshme

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.

Youtube

Arkiva

Kategoritë