Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Drejtori i ShSKUK pret në takim drejtuesit e “Care for Kosovo kids” dhe drejtues të qendrës klinike “Princess Maxima” nga Holanda

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, priti në takim drejtuesit e Organizatës “Care for Kosovo Kids” dhe drejtues të Qendrës Klinike Universitare “Pricesesha Maxima” nga Holanda, të cilët në vazhdimësi kanë kontribuar dhe përkrahur Klinikën e Pediatrisë në QKUK me barna, material shpenzues dhe trajnim të stafit.

Ai gjatë takimit i ka falënderuar donatorët për përkrahjen e vazhdueshme për Klinikën e Pediatrisë dhe për investimet e tjera në QKUK, përfshirë rinovimin e Institutit të Patologjisë në QKUK.

Delegacionin e përbënin, Anke Gerrits, themeluese e Care for Kosovo Kids,

Martine van Grotel, udhëheqëse e programit Outreach e Qendrës Klinike “Princesha Maxima”, Sevim Cinci, përfaqësuese e autorizuar e Care for Kosovo Kids.

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Repartit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike të Kosovës dhe Onkologjisë Pediatrike nga “Princess Maxima Centre” në Holandë, përveç takimeve virtuale që mbahen çdo javë ku diskutohen të gjitha rastet onkologjike, nga afër vizitohet çdo pacient dhe punohet ngushtë me stafin e këtij reparti.

Në javët e ardhshme mjekët nga Kosova do të vizitojnë qendrën onkologjike pediatrike më të madhe në Europë “ Princess Maxima”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë