Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës jep detaje për të lënduarit gjatë aksionit në veri të Mitrovicës

Luljeta Buçinca Zhubi, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë ka dhënë detaje në lidhje me pjestarët e Policisë së Kosovës që kërkuan ndihmë në këtë spital pas aksionit në veri të Mitrovicës.

Ajo ka treguar se fillimisht kanë pranuar pjestarë të policisë të cilët kishin lëndime nga goditjet me mjete të forta, por më pas edhe raste të cilat pësun lëndime nga mjetet shpërthyese.

“Fillimisht në spital kërkuan ndihmë tre pjestarë të Policisë së Kosovës, të cilët kishin lëndime nga goditjet me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Pastaj filluan të vinë raste të tjera të cilët kishin lëndime nga mjetet shpërthyese, këto ishin lëndime të të rënda dhe ishin kryesisht në gjymtyrë. Njëri nga policët kishte lëndim në pjesën e pasme të kokës”, tha Buçinca Zhubi për ATV-në.

Ajo ka treguar se të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Mitrovicës, për trajtim të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK, duke shtuar se kanë trajtuar gjithsejtë shtatë raste.

Ndryshe, Policia e Kosovës nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë edhe komunat në veri. Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan duke gjuajtur me gjësende e duke sulmuar me grushte policët, kundërshtuan këtë aksion.

Arkiva

Kategoritë