Hën, Maj 22, 2023
Banner Top
Banner Top
Dr.Zekaj “Sëmundjet inflamatore të zorrëve gjatë pandemisë”

Shkruar nga Dr. Visar Zekaj
✅ Disa këshilla për pacientët me sëmundje inflamatore të zorrëve gjatë pandemisë së Covid19
✅ Duhet theksuar fakti që me fillimin e shfaqjes së epidemisë së covid19 në Wuhan të Kinës nga 138 pacientët e infektuar 57 nga ta (41.3%) ishin infektuar në spital. Nga ky numër 40 ishin profesonistë të kujdesit shëndetësor dhe 17 të tjerë ishin shtruar në spital për arsye tjera.
✅ Andaj pacientëve me sëmundje inflamatore të zorrëve këshillohet që:
1. Të sigurojnë sasi të mjaftueshme të barnave në shtëpi.
2. Terapia intravenoze të zëvendësohet me terapi subkutane për të shmangur shërbimin spitalor.
3. Të kufizojnë daljet nga shtëpia.
4. Të shmangen turmat sa më shumë që është e mundur sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.
✅ Në zonat ku ka raste të shumta të importuara apo me përhapje lokale të kufizuar, dhe ku mbikqyrja dhe testimi është efektive, rreziku në këto raste konsiderohet i ulët deri i moderuar.
✅ Në rastet kur pacientët kanë nevojë për trajtime hospitalore këshillohen që të mirren masat parandaluese të përhapjes për covid19, duke pastruar duart shpesh, duke mbajtur distancën sociale, duke mbuluar gojën gjatë kollitjes dhe teshtitjes, si dhe duke shmangur kontaktet me persona tjerë.
✅ Transporti i pacientëve për spital normalisht që ka rëndësi mjaft të madhe. Ata duhet shmangur transportin publik (autobusët, trenat, metro etj), e sidomos në pikun e lëvizjeve të njerëzve. Poashtu pacientët e moshuar nuk rekomandohet të shkojnë në spital.

P.S. Burimi ecco-ibd. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë