Ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dr. Visar Zekaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në facebook.
Zekaj thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ai tashmë gjendet në vetëizolim.
“Pasi që kisha kontakt me disa pacientë të dyshimtë të infektuar dhe pas shfaqjes së disa simptomeve si lodhje e lehtë, dhimbje të qafes dhe muskujve që u pasuan me kollë të thatë, vendosa të testohem dhe rezultati ishte pozitiv. Tani jam në izolim. Gjendja ime shëndetësore është e mirë”, ka shkruar Zekaj.
Ja postimi i plotë i tij: