Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Liridon Bujupi: “Kemi të hospitalizuar edhe pacient me status “Post-COVID”

2 të vdekur e 410 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, është njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën e 15 shtatorit.

Në këtë raport gjithashtu është theksuar së 1 mijë e 732 persona janë shëruar nga virusi.

Por pasojat që COVID-19 po lë në organizmin e njeriut janë të mëdha, sidomos në sistemin respirator.

Pacient të cilët kërkojnë trajtim me gjendjen e tyre post COVID janë të shumtë, një numër i tyre janë edhe të hospitalizuar.

Është Klinika e Neurologjisë ajo e cila ka ndarë një pjesë të saj për Klinikën e Pulmologjisë për pacientët Jo-COVID (PostCovid), repart ky në të cilin momentalisht janë të shtrirë 22 pacient.

Dr.Liridon Bujupi, specializant i Pulmologjisë, i cili sonte është kujdestar në këtë klinikë, për portalin “Familja Jonë” ka konfirmuar këtë numër të pacientëve të hospitalizuar.

“Në këtë pjesë të ndarë të Klinikës së Neurologjisë, momentalisht deri në këto momente kemi të shtrirë 22 pacient, ku disa prej tyre janë status post COVID, disa janë me tumor të mushkërive, ja shtuar Dr.Bujupi.

Ai po ashtu për “Familja Jonë” ka shtuar që kryesisht gjendja e pacientëve është stabile, duke u menaxhuar me terapinë e duhur, me kujdes të shtuar nga personeli shëndetësorë 24/7.

“Gjendja e pacientëve është kryesisht e qetë, sidomos e atyre me status post COVID, jemi duke i mbikëqyrë dhe menaxhua me terapinë adekuate. Momentalisht janë vetëm dy pacient në gjendje më të rënduar shëndetësore, por shpresojmë  ta marrin vetën”, ka theksuar Dr. Liridon Bujupi

Youtube

Arkiva

Kategoritë