Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Dr.Ilir Alimehmeti: “Një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave”

Dr.Ilir Alimehmeti

Rruga drejt lirisë – këtu dhe kudo tjetër mbi tokë – fillon në klasën e shkollës.”Cit.: Hubert Humphrey (ish-President i SHBA, 1965-1969)❓

Miqtë e mi, një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online.👉 Mund të mirëkuptohen ndoshta vendimet e një viti më parë, kur shumëçka ishte e panjohur, por muaj më pas informacioni ishte i plotë dhe i konfirmuar nga ECDC, CDC dhe OBSH që shkollat nuk ishin vatra të rëndësishme të përhapjes së SARS-CoV-2.⁉

E megjithatë shumë shtete vazhduan vazhdën e vendimeve të pabazuara në evidencë, duke mbyllur plotësisht apo pjesërisht shkollat.⛔

Nga ana tjetër, efektet negative të mbylljes së shkollave mbi fëmijët dhe adoleshentët i njohim shumë mirë:

reduktim i aktivitetit fizik,

reduktim i ndërveprimit social

reduktim i mirëqenies psikologjike

probleme psikopatologjike,

risku i obezitetit,

risku i vartësisë nga celulari/tableti/kompjuteri,

mosmbrojtja nga abuzimi në shtëpi, dhe

problemet e performancës së mësimnxënies.

Të gjithë e kishim të qartë që fëmijët dhe adoleshentët nuk e vuanin sëmundjen aq shumë, por u fshehëm pas gishtit duke thënë: “ua ngjisin të tjerëve”!

🙏 Mirëpo herët e vonë çdo e vërtetë del në pah!🇮🇹 Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre dhe kanë publikuar të dhënat në The Lancet më 26 mars 2021.

🇮🇹 Është studiuar periudha 30 Shtator 2020 – 28 Shkurt 2021 që përkon me valën e dytë të Italisë.📄 Gjetjet kryesore:

HAPJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME RRITJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.

MBYLLJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME ULJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.

INCIDENCA E SARS-COV-2 TE NXËNËSIT ISHTE MË E ULËT SE NË POPULLATËN E PËRGJITHSHME.✅

INCIDENCA TE MËSUESIT ISHTE E NJËJTË ME POPULLATËN E TË NJËJTËS MOSHË.

Gjetje mbi infeksionet dytësore:

Infeksionet dytësore në shkollë janë <1% dhe, ndër këto, vetëm në 5-7% janë gjetur vatra me mbi 2 raste dytësore.

Infeksionet dytësore të mësuesit janë të rralla.

Kur ndodh, mësuesit infektohen më shpesh nga një mësues tjetër se sa nga një nxënës (raport 3,7 : 1).

Autorët dalin në përfundimet e rëndësishme që:

Hapja e shkollave nuk duhet konsideruar si faktor i rëndësishëm i përhapjes së COVID-19.👉

Mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.

TË DHËNAT MBËSHTESIN MË TEJ KONSOLIDIMIN E NOCIONIT QË RISQET E SHKAKTUARA NGA MBYLLJA E SHKOLLAVE JANË MË TË MËDHA SE PËRFITIMET.

👧Pra, miqtë e mi, le të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t’i lëmë fëmijët të qetë që të jenë femijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, TË JETOJNË!🏃‍♀🏃

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë,

UMTPër detaje:

https://www.thelancet.com/…/PIIS2666-7762(21…/fulltext /FamiljaJone/

Arkiva

Kategoritë