Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Gëzim Devolli – Shefi i Repartit që shpëton mijëra jetë në vit!

Me një përvojë të gjatë Kirurgu ynë Dr.Gëzim Devolli që është edhe Shef i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është një profesionist i shkëlqyer dhe një lider i frymëzues, i cili po kontribuon në mënyrë të jashtëzakonshme në përmirësimin e shërbimeve kirurgjikale në spitalin tonë.

Dr. Gëzimi është i njohur për përkushtimin e tij të thellë ndaj kujdesit të pacientëve. Ai dhe Personeli i Repartit të Kirurgjisë sigurojnë që çdo pacient të marrë trajtimin më të mirë dhe më të sigurt, duke përdorur teknikat më të avancuara kirurgjikale dhe një qasje të kujdesshme dhe empatike. Pacientët ndihen të sigurt dhe të mbështetur nën kujdesin e personelit të palodhur të Kirurgjisë.

Dr. Gëzim Devolli studimet e Mjekësisë i ka kryer në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, specializimin në Beograd ndërsa sub-specializimin për Kirurgji abdominale në Turqi. Që nga vitit 1996 është i angazhuar dhe jep kontribut në Spitalin Përgjithshëm në Pejë. Përkushtimi i tij dhe kolegëve të tij për përmirësim konstant bën që repartit ynë të kirurgjisë të jetë në pararojë të kujdesit shëndetësor dhe të ketë rezultatet të larta.

Si shef i repartit të kirurgjisë, Dr. Gëzimi udhëheq një ekip të pasionuar dhe të përkushtuar kirurgësh dhe personeli mjekësor. Ai inkurajon zhvillimin profesional dhe përmirësimin e vazhdueshëm, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij të gjerë me kolegët. Nën udhëheqjen e tij, ekipi i kirurgjisë punon me një nivel të lartë bashkëpunimi dhe profesionalizmi.

Jemi krenarë që kemi një lider si Dr. Gëzimi në Spitalin tonë. Kontributi i tij është i madh dhe ai vazhdon të frymëzojë të gjithë stafin mjekësor me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Faleminderit, Dr. Gëzim Devolli, për gjithçka që bëni për pacientët dhe për spitalin tonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë