Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u bë pranim dorëzimi i detyrës zyrtare nga Drejtori i deri tanishëm Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr.Skender Dreshaj tek Drejtori i ri Ekzekutiv Dr.Fazli Shala.
Sipas njoftimit nga Spitali i Pejës, gjatë pranim dorëzimit u shpreh gatishmëria e plotë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve në këtë periudhë me qëllim të avancimit edhe më të madh të sukseseve të spitalit.