Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
DSK mbanë punëtori për finalizimin e projektligjit për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuar

Down Syndrome Kosova përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve po mbahet punëtoria për finalizimin e Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Sipas DSK, ky ligj përcakton dhe rregullon procedurat e vlerësimit për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuar dhe përcakton realizimin e të drejtave për përfitime dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuar.

Kjo punëtori është duke u mbështetur nga Fondation Pro Victimis – Geneve.

Arkiva

Kategoritë