Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Down Sindrome Kosova drejtuar Qeverisë: Të kryhen shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down

Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës realizimin e së drejtës për shërbime terapeutike për fëmijët me sindromën Down.

Gjatë ditës së sotme, kjo shoqatë dërgoi një top në objektin e Qeverisë, me mesazhin: TASH TOPI ËSHTË TE SHTETI, që nënkupton kërkesën ndaj Qeverisë për realizimin e këtij shërbimi

Rreth 600 fëmijë me sindromën Down në Republikën e Kosovës, kanë nevojë imediate për këto shërbime terapeutike.

Fushata ka filluar më 21 Mars, në Ditën ndërkombëtare të sindromës Down.

Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down më datë 21 të secilit muaj gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me sindromën Down.

Arkiva

Kategoritë