Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Donika Kadaj-Bujupi bashkë me fëmijët rezultojnë pozitivë me koronavirus

Deputetja e AAK-se, Donika Kadaj-Bujupi, bashkë me dy fëmijët e saj ka rezultuar pozitivë

“Të dashur miq,

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar ajo.

Arkiva

Kategoritë