Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Doktori Zekaj i mllefosur me kulturën ambientale të shoqërisë tonë

Dr. Visar Zekaj pas shërimit të tij nga virusi Covid 19, ka bërë daljen e parë në një parkë me natyrë të bukur e ajër të pastër.

Por është kthyer i mllefosur nga ajo që gjeti.
Mbeturina, e papastërti të lëna nga qytetarët e pa përgjegjshëm.

Doktori Zekaj ka shpërndarë me miqtë e tij në Facebook një status dhe disa fotografi të shëmtuara të cilat iu ftojmë t’i ndiqni:

Miq të dashur!

Sot pas izolimit vizitova parkun rekreativ te pishat në Sllatinë. Një investim mjaft i qëlluar i komunës për të ofruar një vend për pushim dhe rekreacion.
Pishat e larta dhe ambienti është mjaft i bukur për të pushuar dhe për tu mbushur me Oksigjen. Por ajo që bjen në sy është ajo që lëm pas. Në të gjitha tavolinat e vendosura kishte papastërti dhe bërrlog që lënë qytetarët aty pasi ikin. Pothuaj në të gjitha tavolinat ishte gjendje e tillë. Papastërti dhe bërllog, që tregon një kulturë të ulët të qytetarisë.
Një TURP i madh.
Kërkoj nga gjithë qytetarët që dalin dhe shijojnë ambientet e tilla të pastrojnë vendin ku ulen. Të mendojnë që pas tyre do ulet prap dikush të pushojë dhe thith ajrin e pastër të pishave, të mendojë ta pastrojë ashtu si pastrojnë shtëpitë e tyre. Sepse kultura shihet aty ku njerëzit dalin për ajrin e pastër, ambientin dhe pushimin e jo për të parë bërllogun e tjerëve.
Shëndet për të gjithë!

Arkiva

Kategoritë