Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Më 15 mars 1962, presidenti amerikan John F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.

Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, derisa Ligji për mbrojtjen e konsumatorët në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004, në Kuvendin e Kosovës, shkruan KP.

Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

Në këtë ditë, kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur dukshëm, disa qytetarë, në kushte anonimiteti, shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me situatën e krijuar.

“Çka me thanë! Po e shihni edhe vetë! Në krejt këtë situatë po “digjet” konsumatori. Edhe pse personalisht nuk qëndroj aq keq financiarisht, nëse vazhdon kjo gjendje kështu, ka me qenë për të gjithë”, shprehet një i moshuar për “Familja Jonë”.

“Unë mendoj që duhet me u ndryshu diçka…me vepru shteti…Nuk kanë hesapë njerëzit k’shtu”, deklaroi një tjetër.

Ditëve të fundit pati ngritje të shpejtë të çmimeve, ku as ankesat e qytetarëve nuk munguan. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë