Kjo e mërkurë ishte dita e dytë radhazi që nuk u shënua asnjë humbje jete nga coronavirusi në Shqipëri, pas një kohe të gjatë me bilanc negativ.
Po ashtu, rastet e reja me COVID-19 janë të pakta në numër.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 14 qytetarë pozitivë, pasi u testuan 3.057 persona.
Në spitalin Infektiv janë të shtruar 35 pacientë, shtatë prej të cilëve në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë.