Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Botërore e Shëndetësisë 2022: Mjekët kosovarë ende me mungesë të kushteve të punës

Albina Selmanaj

Dita Botërore e Shëndetësisë, këtë vit e ka gjetur Kosovën me 48 mjekë më pak, kjo që sipas profesionistëve të shëndetësisë është shkak i mos plotësimit të kushteve të punës. Si pasojë e kësaj mangësie, mjekët kosovarë po detyrohen  të braktisin vendin e tyre për mundësi më të mira jashtë Kosove.

Në një intervistë për Familjajonë, kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Dr.Pleurat Sejdiu  tha se gjendja e mjekëve në Kosovë është e vështirë dhe ajo që më së shumti po i largon ata nga vendi i tyre është paga e vogël dhe mungesa e kushteve të punës.

“Gjendja e mjekëve në Kosovë është e vështirë dhe situata si ekonomike si ajo e statusit social është duke u përkeqësuar. Kushtet e punës, pagat mizere si dhe mungesa e arsimit kualitativ specialistik janë duke bërë që mjekët të largohen nga Kosova por edhe të largohen nga sektori publik ne atë privat.”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, sa i përket zgjidhjes së këtij problemi, Sejdiu tha se duhet bërë përmirësim i shpejtë dhe rrënjësor i kushtëve të punës, pagës dhe të përmirësohet pjesa e arsimimit për këtë fushë.

“E vetmja mënyrë që të ndërpritet ky migrim është përmirësimi i shpejt dhe rrënjësore i kushteve të punës, pagës dhe arsimimit sepse këto janë duke i shtyre mjeket të migrojnë.” shpjegoi Sejdiu

Gjendjen e mjekëve të Kosovës po e rëndon edhe më shumë sulmimi që po bëhet drejt tyre në vendet e punës, që sipas Sejdiut përkundër rekomandimeve nga ta për krijim të një ambient të sigurt, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Tash e sa vite sulmet ndaj mjekëve janë duke u monitoruar nga ne, dhe përkundër hulumtimeve dhe rezultateve të cilat me rekomandime ju kem dërguar menaxherëve të institucioneve shëndetësore deri me tani asnjë veprim me i vogël nuk është ndërmarr nga ta në krijimin e një ambienti të sigurtë dhe të qetë për punë. Po ashtu sistemi gjyqësorë ka dështuar të tregoj forcën e vet ne zbatimin e kodit penal në sulmet ndaj zyrtarëve publik, qe mjeku është i tillë gjatë ushtrimit të profesionit.”, shtoi Sejdiu.

20 ka qenë numri i mjekëve që kanë lëshuar Kosovën për kushte më të mira vetëm gjatë muajit të fundit/familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë