Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Botërore e Mbipeshës – Disa nga fytyrat publike që humbën peshë në mënyrë drastike

4 marsi, në mbarë botën, njihet si Dita Botërore e Obezitetit (Mbipeshës).

Pesha e tepërt shpesh është e padëshirueshme, andaj gjetja e mënyrave të duhura për t’u kthyer në formë sa i përket kilogramëve në trupin tonë, është shumë e rëndësishme.

Më poshtë janë disa nga fytyrat publike që kanë arritur të humbasin mjaftueshëm kilogramë dhe të ndryshojnë drastikisht pamje, historitë e të cilëve mund të bëhen frymëzim për ju.

 

Gili – Këngëtarja Gili, për emisionin ‘Prive’, kishte zbuluar për publikun se kishte humbur plot 27 kilogramë në 4 muaj duke rikthyer linjat perfekte trupore. Një ndryshim shumë drastik ky që e ka arritur nëpërmjet një diete të quajtur Paleo Diet që e ka marrë emrin kështu për shkak se në këtë dietë njerëzit hanë ushqime të ngjashme me ato të kohës së paleoliti, pra përfshihet peshku, mishi, perimet arrat dhe farat.

Linda Halimi – Edhe transformimi i këngëtares Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kile që peshonte shkoi 44 kg. Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte.

Ilir Meta – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, humbi plot 30 kilogramë duke u transformuar tërësisht. Fillimisht u tha se presidenti ndoqi dietën e quajtur ‘Dukan’, megjithatë më vonë u tha se në fakt ai nuk ndiqte asnjë dietë specifike por nëpërmjet vullnetit dhe duke i kushtuar një rëndësi masës ushqimore filloi që të pësonte ndryshime në trup. Bashkëshortja e tij Monika tregoi se Iliri për mëngjese hante vetëm vezë të ziera dhe zarzavate, ndërsa nga buka kishte hequr dorë përgjithmonë. Po ashtu Meta ka ushtruar çdo ditë, vrap, ecje si dhe një orë biçikletë.

Monika Kryemadhi – Monika Kryemadhi prej vitesh tashmë gëzon një fizik mjaft të rregullt të cilin e arriti nëpërmjet një diete të cilën e nisi menjëherë pasi bashkëshorti i saj Ilir Meta u dobësua. E ftuar në emisionin ‘Thumb’ kohë më parë, e pyetur për transformimin në pamje, Monika me shaka tha se ishte dobësuar për inat të Ilirit. Me ndihmën e një mikeshe të saj dietologe, Monika filloi një dietë, duke hequr dorë totalisht nga brumërat.

Arian Çani – Një nga personazhet që habiti gjithashtu të gjithë publikun me ndryshimin e tij ishte edhe moderator i ‘Zonë e lire’, Arian Çani, i cili ra drastikisht shumë kilogramë në peshë. Në një intervistë për ‘Express’ ai rrëfeu publikisht se për të arritur peshën ideale nuk ndoqi asnjë dietë të rreptë. E vetmja gjë që ka bërë Çani është që vendosi të heqë dorë prej ushqimit të tepruar dhe ëmbëlsirave gjatë ditës dhe iu rikthye vrapit e sportit. Gjithashtu ai eliminoi edhe alkoolin dhe ushqimin në orët e vona.

Capital T – Të gjithë e mbajnë mend reperin Capital T në fillim të karrierës së tij. Ai ka qenë mjaft i mbushur në trup, mirëpo vitet e fundit është kthyer në një ndër meshkujt me trupin më të mirë. Në foto të ndryshme, reperi ka treguar rezultatet e palestrës. Ai ka treguar shpesh në postimet e tij kujdeset shumë dhe për ushqimin e tij.

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vëmendje së fundi me paraqitje e saj. Në fotot e fundit të presidentes Osmani gjatë takimeve në Mynih, vihet re një ndryshimi drastik i peshës së saj.

Me sa duket presidentja e Kosovës, 39-vjeçare ka hequr disa kilogramë dhe duket shumë elegante. Nuk dihet se si Osmani e ka fituar këtë rezultat, por dhe me këtë ndryshim shfaqet dinjitoze.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vëmendje së fundi me paraqitje e saj. Në fotot e fundit të presidentes Osmani gjatë takimeve në Mynih, vihet re një ndryshimi drastik i peshës së saj.

Burimet: Prive.al , EO

Youtube

Arkiva

Kategoritë