Pre, Maj 20, 2022
Banner Top
Banner Top
Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet nga SHMAKS me “100 vite progres”

Albina Selmanaj

5 Maji është dita e cila i kushtohet të gjitha mamive në botë, për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1991 dhe që nga ajo kohë trajtohen tema të ndryshme vetëdijësuese në mbështetje të mamive, të cilat kujdesen për shëndetin e nënave dhe të sapolindurve të tyre. 

Me rastin e Ditës së Mamive, Shoqata e Mamive në Kosovë do të mbajë eventin “ 100  vite progres”, për të vënë në pah edhe më shumë rolin dhe rëndësinë e mamive në shoqëri.

Në një intervistë për Familjajonë, kryetarja e Shoqatës së Mamive në Kosovë, Magbule Elezi tregoi për aktivitetet e këtij event,i pjesë e të cilit do të jetë edhe një dokumentar që i kushtohet rolit të mamive në kohën e pandemisë.

“Në këtë event do të jenë pjesëmarrës nga institucionet  e larta shtetërore po ashtu  nga arsimi , shëndeti  dhe shkenca dhe gjatë këtij eventi do shfaqim një dokumentari i cili quhet “një jetë për jetë” ,i cili tregon rolin e mamive në kohën e pandemisë  të cilat kanë qenë të involvuara në spitale për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës”, tregoi Elezi

Përveç dokumentarit gjatë këtij eventi do të mbahen edhe dy prezantime nga dy doktoresha të cilat do të zhvillojnë edhe një trajnim për stafin shëndetësor.

“Pas përfundimit të dokumentarit do të jenë edhe dy kolege doktoresha të cilat do të mbajnë  prezantime dhe më pas do të mbajnë trajnim për stafin shëndetësorë”, informoi Elezi.

Për fund Elezi tha se Shoqata e Mamive të Kosovës do të vazhdoj që të kontribuoj në fuqizimin e rolit të mamive në Republikën e Kosovës.

Shoqata SHMAKS është themeluar me qëllimin e promovimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të Mamive.

Arkiva

Kategoritë