Disleksia është një nga problemet më të zakonta që lidhet me mësimin.
Kjo gjendje zakonisht ndikon mënyrën se si personat lexojnë apo i shqiptojnë fjalët. Fëmijët me disleksi zakonisht kanë kujtesë të dobët për fjalët.
Njerëzit me disleksi zakonisht kanë një intelegjencë normale dhe shumica me programet e duhura edukative, kanë sukses në shkollë.
Shenjat e disleksisë mund të vihen re ende pa hyrë fëmija në shkollë. Këto shenja tipike të disleksisë tek fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë:
E folura e vonshme, mësimi i ngadaltë i fjalëve të reja, probleme për të formuar fjalët në mënyrë korrekte./FamiljaJone