Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga ushqimet që mbështesin shëndetin e syve tuaj

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që përballen me probleme në shikim mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit, problemeve me dëgjimin, hipertensionin dhe depresionin

Për të zvogëluar rreziqet dhe t’i mbroni sytë tuaj është mirë që të praktikoni këto sugjerime:

-Angazhimi në një aktivitet të rregullt fizik;

-Bëni një pushim nga pajisjet teknologjike;

-Mbajtja e një peshë konstante;

-Mbajtja e syzeve të diellit kur jeni jashtë;

Përpos këtyre katër sugjerimeve është e rëndësishme t’i kushtoni kujdes edhe ushqimit të cilit konsumoni.

Egzistojnë katër ushqime të rekomanduara nga dietologët të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese, e ato janë:

1.Vezët

Karotenoidet janë antioksidantë që luajnë shumë role në trupin e njeriut, disa prej të cilave lidhen me shikimin tuaj.Dy karotenoide, luteina dhe zeaksantina, janë identifikuar se kanë potencialin për të ndihmuar në mbrojtjen e syve tuaj nga drita blu.Këta dy karotenoide gjenden në të verdhën e vezës suaj.

2.Karrota

Karrotat përmbajnë lëndë ushqyese beta-karotinë, që ndihmojnë në shikimin tuaj.Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e ushqimeve të pasura me beta karotinë, si karrota, ndihmon në mbështetjen e aftësisë për të parë natën.

3.Dredhëzat

Luleshtrydhet janë të pasura me lëndë ushqyese që mbështesin shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj, duke përfshirë edhe shëndetin e syve tuaj.

4.Perimet e gjelbërta

Lakra e spinaqi janë dy nga perimet e pasura me luteinë dhe zeaksantinë./Very Well Health

Youtube

Arkiva

Kategoritë