Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga ushqimet që balancojnë hormonet

Mënyra të shijshme për të mbajtur sistemin tuaj endokrin në kontrollë.

Ushqime që përmbajnë yndyrna të shëndetshme

Për shembull, avokado, vaj ulliri, sardele dhe salmon.

Është normale të shqetësoheni kur shihni fjalën “yndyrë”, por yndyra dhe acidet yndyrore janë thelbësore në prodhimin e llojeve të caktuara të hormoneve. Leptin, për shembull, është një hormon i prodhuar nga qelizat e yndyrnave që kontrollon orekset tona dhe gjithashtu duket se e menaxhon atë lloj mënyre se yndyra është ruajtur në trupin tonë.

Proteinat

Për shembull, thjerrëzat, peshqit dhe gjoksi i pulës

Si yndyrërat, gjithashtu nevojiten edhe proteinat për të ndihmuar në prodhimin e llojeve të caktuara të hormoneve. Kjo është për shkak se proteina prodhon aminoacide dhe ato ndihmojnë në prodhimin e insulinës, e cila menaxhon nivelin e glukozës në qarkullimin e gjakut.

Perimet me fibra

Shembuj, panxharsheqeri, brokoli dhe karrotat

Përderisa fibra nuk ndihmon në prodhimin e hormoneve, ajo ndikon në mënyrën se si hormonet mund të sillen.

Ushqimet me probiotikë

Shembuj, kosi, kefiri

Ne tashmë i dimë përfitimet që probiotikët mund të kenë në sistemin e tretjes, por përfitimet e tij shtrihen përtej lehtësimit të udhëtimeve tona në tualet? Probiotkët ndihmojnë për të mbajtur një florë të shëndetshme të zorrëve dhe zvogëlon rrezikun e inflamacionit në zorrë.

Erëzat e ndryshme

Shembuj, kanella dhe xhenxhefili

Erëzat jepin shije dhe ngjyra në ushqimet tona, prandaj është shumë e rëndësishme që t’i konsumojmë ato.

Youtube

Arkiva

Kategoritë