Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga ushqimet më të mira për zorrët

Ndjenja e fryrjes së stomakut shkakton parehati e njësoj edhe mostretja e ushqimit. Këtë gjë mund të përmirësojë ushqimi i mirë, i cili mund të përmirësojë procesin e tretjes në organizëm.

She Finds” ka renditur disa nga ushqimet me të mira që mund ta përmirësojnë gjendjen me fryrjen e stomakut.

Jogurti

Jogurti me fruta mali sipër është ushqim shumë i dobishëm për shëndetin, pasi mund të sigurojë vlerat e duhura ushqyese për mikrobiomin e zorrëve.

Dietologia Michelle Saari ka thënë se jogurti është ushqim themelor për zorrë të shëndetshme pasi është i pasur me probiotik si ‘lactobacillus’ dhe ‘bifidobakteirum’, baktere këto të mirë për mikrobiomin e stomakut dhe që ndikojnë shumë mirë edhe tek trakti tretës.

Salmoni

Peshku salmon posedon sasi të konsiderueshme të proteinave dhe përveç tyre ai është i pasur më acidin yndyror omega 3, i cili është shumë i nevojshëm për organizmin.

“Në mënyrë që të zvogëlohet inflamacioni në zorrë e të promovohet shëndeti i përgjithshëm i zorrëve, duhet ngrënë salmon”, ka thënë dietologia.

Vetitë antiiflamatore të omega 3-it, ndikojnë pozitivisht në balancimin e mikrobiomit të zorrëve.

Bademet

Këto arrore njihen si frutat e thata më të shëndetshme, pasi janë shumë të mira për shëndetin e zorrëve. Përveç që janë të pasura me shumë vlera ushqyese, ato luajnë rol në balancimin e mikrobiomit të zorrëve, menaxhimin e peshës trupore dhe rregullimin e tretjes.

Bademet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave dhe proteinave, gjë që ndihmon organizmin të ndihet i ngopur, duke mos e nxitur dëshirën për të ngrënë ushqime të panevojshme.

Perimet me gjethe të gjelbra

Opsione të tilla si spinaqi apo brokoli janë burim shumë i mirë i vlerave ushqyese për organizmin, sidomos për zorrët.

“Perimet me gjethe të gjelbra përmbajnë shumë fibra të cilat ndihmojnë organizmin të tres ushqimin më mirë”, ka thënë Saari.

Përveç që kanë fare pak kalori, këto perime janë të mbushura me vitamina si C, A dhe K, gjë i bën të mira për t’u konsumuar edhe nga personat që duan të humbin peshë.

Kefiri

Kefiri është një nga ushqimet e fermentuara më të mira për shëndetin e zorrëve. Dietologia Sarah Anderson ka thënë se ushqimet e fermentuara janë të pasura me shumë vlera ushqyese që kontribuojnë në mikrobiomin e zorrëve dhe ndihmojnë shumë sistemin tretës.

Përveç kësaj, kefiri është i pasur me veti aniiflamatore, gjë e bën shumë të mirë për shëndetin në përgjithësi.

Frutat e malit

Frutat e malit, si dredhëzat, mjedrat e boronicat kanë ndikim shumë pozitiv tek organizmi në përgjithësi. Këto fruta kanë përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat ndihmojnë ushqimin të tretet më mirë. Ato ndikojnë për të mirë edhe në shëndetin e zorrëve pasi janë të pasura me shumë antioksidantë.

Lagumet

Lagumet si thjerrëzat e fasulet janë burim shumë i mirë i proteinave dhe fibrave, të cilat janë shumë të mira për shëndetit e zorrëve dhe traktin tretës.

Thjerrëzat janë burim shumë i mirë i proteinës më bazë bimore, gjë që i bën ato të jenë ushqim ideal për vegjetarianët.

Farat Chia

Farat Chia janë burim i shkëlqyer i fibrave si dhe vlerave të tjera ushqyese për organizmin, të cilat luajnë rol mjaft të rëndësishëm për zorrët dhe tretjen.

Përveç kësaj, këto fara ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që i bën të mira për personat që vuajnë nga diabeti.

Avokado

Avokado është frutë e pasur me vlera të shumta ushqyese duke filluar nga sasia e konsiderueshme e yndyrave të shëndetshme. Përveç kësaj, kjo frutë përmban edhe fibra të cilat ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimin e konsumuar.

Drithërat

Drithërat e plota si tërshëra konsiderohen të jenë burim shumë i mirë i vlerave ushqyese, që i kontribuojnë një organizmi të shëndetshëm. Ato janë të pasura me fibrën e njohur si beta-glukan, fibër kjo që mbështet bakteret e mira të zorrëve dhe ndihmon në zvogëlimin e nivelin e yndyrave të pashëndetshme në gjak.

Ky ushqim mund të jetë shumë i mirë për personat që vuajnë nga diabeti, pasi rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak si dhe ndjenjën e të qenit të ngopur, gjë e bën organizmin të mos ketë nevojë për konsumim të ushqimit të pashëndetshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë