Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Disa nga simptomat e sëmundjes së anemisë

Sëmundja e anemisë shfaqet atëherë kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut ose kur qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet.

Në fillim, anemia mund të jetë aq e lehtë sa të mos e vini re, por simptomat përkeqësohen sa më shumë që përkeqësohet anemia. Nëse ndiheni të lodhur dhe nuk e dini pse, atëherë vizitojeni mjekun.

Shenjat dhe simptomat e anemisë ndryshojnë në varësi të shkakut të anemisë. Simptomat varen edhe nga ashpërsia e anemisë dhe mund të ndodh të mos keni fare simptoma.

Mirëpo, nëse hasen simptoma ose shenja të anemisë, më poshtë mund t’i gjeni disa prej tyre:

  • Lodhje
  • Dobësi
  • Lëkurë e zbehtë ose e verdhë
  • Rrahje të parregullta të zemrës
  • Frymëmarrje e shkurtër
  • Marramendje
  • Dhimbje gjoksi
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Dhimbje koke

Sipas verywellhealth, disa anemi janë të lehta për t’u diagnostikuar dhe trajtuar dhe ka të tjera që mund të zgjasin shumë. Mos e injoroni gjendjen tuaj shëndetësore dhe mos hiqni dorë nga simptomat tuaja.

Arkiva

Kategoritë