Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga mënyrat se si t’i lehtësoni dhimbjet menstruale

Dhimbjet menstruale janë një përvojë e zakonshme e të cilat ndodhin në intensitete të ndryshme tek femrat.

Dhimbjet menstruale janë kontraktimet e mitrës që ndodhin pak para dhe gjatë menstruacioneve në mënyrë që të largohet mukoza e mitrës.

Këto dhimbje mund të arrihet të menaxhohen përmes disa alternativave:

Praktikimi i ushtrimeve

Ushtrimet e lehta mund të zvogëlojnë dhimbjen e menstruacioneve dhe të lirojnë endorfinë, e cila ju ngre humorin dhe ju bën të ndiheni më mirë.

Medikamente

Medikamentet e dhimbjes pa recetë, si ibuprofeni mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet menstruale.

Një dush i nxehtë

Kjo metodë mund të lehtësojë dhimbjet menstruale. Gjithashtu, aplikimi i një jastëku ngrohjeje ose shishe me ujë të nxehtë, nxehtësia rrit rrjedhjen e gjakut dhe relakson muskujt e mitrës për të pakësuar dhimbjen.

Merrni kohën tuaj për të pushuar

Pushimi, relaksimi dhe gjumi mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Në veçanti, gjumi mund të ndihmojë në ruajtjen e një cikli të shëndetshëm menstrual dhe në uljen e niveleve të kortizolit. /VeryWell Family,

Youtube

Arkiva

Kategoritë