Mënyra më e lehtë për ta forcuar sistemin imunitar është ndoshta përmes ushqimit. Për një sistemi imunitar të fuqishëm trupi ka nevojë për vitamina. Shumica e këtyre vitaminave mund të përfitohen duke ngrënë një ushqim të ekuilibruar.
Sidoqoftë, nuk janë vetëm ushqimet mënyra e vetme e forcimit të sistemit imunitar. Janë edhe disa mënyra të tjera të cilat mund të na japin rezultat të këtë aspekt.
- Lëvizni në ajër të pastër
Aktivitetet fizike forcojnë sistemin tonë imunitar. Nuk do të thotë se duhet të jemi gjithmonë duke vrapuar, mjafton të lëvizim nëpër mjedise të gjelbëruara që të jemi mirë në këtë drejtim.
Edhe të bërit not dhe ngasja e bicikletës ndihmon jo pak që ta forcojmë sistemin imunitar.
- Flini mirë
Fjetja ka një rol qenësor në forcimin e imunitetit tonë. Kur nuk flemë në mjedise të parehatshme shohim ëndrra jo mirë dhe kësisoj dobësojmë sistemin tonë imunitar.
Është shumë me rëndësi që të kemi një vend të përshtatshëm për të fjetur, pasi edhe ky proces është shumë i rëndësishëm.
- Qeshni
Kur qeshim aktivizojmë mbrojtje të ndryshme në trupin tonë. Të qeshurit ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe kështu gjaku qarkullon më lehtë në trup. /familjajone