Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dietat e pasura me kripë mund të rrisin rrezikun për ekzemë

Mjekët tashmë i paralajmërojnë njerëzit që të shmangin kripën për shkak të rreziqeve që ajo sjell për zemrën, por studimet e reja sugjerojnë se natriumi nuk po ndihmon as lëkurën tuaj.

Studiuesit zbuluan se me rritjen e marrjes së përditshme të kripës, rriteshin edhe shanset për çrregullimin e lëkurës ekzemë, i njohur gjithashtu si dermatiti atopik.

“Kufizimi i marrjes së natriumit në dietë mund të jetë një ndërhyrje me kosto efektive dhe me rrezik të ulët për dermatitin atopik”, përfundoi ekipi i udhëhequr nga Dr. Katrina Abuabara, profesoreshë e asociuar e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF).

Të dhënat erdhën nga një bazë të dhënash kërkimore britanike e quajtur Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshin pothuajse 216,000 njerëz të moshës 37 vjeç e lart në kohën kur ata u rekrutuan në studim.

Si pjesë e përpjekjes së Biobank, njerëzve iu kërkua të siguronin një mostër të urinës, e cila më pas mund të përdorej për të matur marrjen e natriumit të një personi. Rreth 5% e njerëzve në Biobank kishin një diagnozë të ekzemës.

Mesatarja 24-orëshe e “ekskretimit të natriumit në urinë” e një personi ishte rreth 3 gramë, por studimi zbuloi se sekretimi ditor i natriumit nga njerëzit u rrit me vetëm 1 gram, shanset e tyre për një shpërthim të ekzemës u rritën me 22%. Efekti dukej më i fortë tek femrat sesa te meshkujt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë