Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dieta Dr. Greger: Gjashtë artikuj të cilët patjetër duhet t’i hani çdo ditë për dobësim dhe shëndet

Doktori Michael Greger është autor i bestsellerëve “Ushqimet që shpëtojnë jetë”, “Si të mos vdesësh”, është personazh i njohur në Amerikë dhe më gjerë, ndërsa fusha e tij e profesionit mbulon ushqimin, sigurinë e ushqimit dhe shëndetin publik.

Dieta e Gregerit përfshin gjashtë lloje artikujsh që duhet gjithsesi t’i hamë në mënyrë që të mbrohemi nga sëmundjet e rënda të cilat në kohët e sotme janë bërë epidemi e vërtetë e cila çon deri te vdekja e hershme, siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Michael Greger është mjek, autor dhe ekspert i njohur në botë për ushqyerjen, sigurinë e ushqimeve dhe çështjet e shëndetit publik. Ai drejton NutritionFacts.org, e cila ofron video dhe artikuj të përditshëm për kërkimet më të fundit shkencore lidhur me ushqyerjen.

1. Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat, bizelja, soja dhe të gjitha llojet e fasuleve janë të obligueshme. Mbase supa nga bizelja dhe salca e karotës dhe humusi nuk ju duken të dobishme, mirëpo edhe në atë mënyrë në organizëm fusni bishtajore.

Përpiquni që të hani së paku tri porcione bishtajore në ditë. Për shembull, një porcion, është një e katërta e filxhanit humus, gjysmë filxhani fasule të zier, thjerrëza, tofu apo një filxhan i plotë bizele të freskëta apo thjerrëz të mugulluar.

Edhe pse edhe kikirikët teknikisht janë bishtajore, doktori Greger e ka vendosur në kategorinë e frutave arrore (për shkak të vlerave nutritive).

2. Pemët me kokrra

Një porcion i pemëve me kokrra është rreth gjysmë filxhani të freskëta apo të ngrira, por edhe një e katërta e filxhanit, të thara.

Mundeni të shtoni edhe rrush (apo rrush të thatë) në këtë kategori. Natyrisht kjo do të thotë që do të shtojmë edhe pemë për të cilat shumica konsiderojnë që bëjnë pjesë te pemët me kokrra, për shembull boronicat, qershitë, belushi, dredhëzat, mani.

3. Perimet barishtore

Në perimet barishtore bëjnë pjesë brokoli, lakra, panxhari, lulelakra dhe keli.

Gregeri rekomandon së paku një porcion në ditë (gjysmë filxhani) dhe së paku edhe dy porcione zarzavate në ditë, me gjethe ose barishtore. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë