Mjekët zakonisht japin receta me amfetamina për të trajtuar këtë çrregullim.
Kjo mund të duket paradoksale, sepse amfetaminat janë stimulues, të cilët janë gjëja e fundit që do të duhej për të qetësuar një fëmijë hiperaktiv që e ka të pamundur të përqendrohet.
Amfetaminat stimulojnë gjëndrat mbiveshkore për të prodhuar adrenalinë, të cilën truri e pranon në vend të glukozës për të përmbushur aktivitetet e tij. Për të anashkaluar metalet e rënda toksike, si merkuri në tru, adrenalina shton ndjeshëm impulset nervore. Kjo i ndihmon fëmijët që të përqendrohen, edhe pse vetëm përkohësisht.
Problemi është se amfetaminat rëndojnë shumë punën e gjëndrave mbiveshkore (pa përmendur të gjitha organet që vuajnë rregullisht nga fluksi i adrenalinës). Nëse ky medikament përdoret për disa vite me radhë, atëherë gjëndrat mbiveshkore rrezikojnë të lodhen dhe të bëhen të paqëndrueshme, duke shkaktuar një sërë problemesh.
Në kohët e sotme, trajtimi i hiperaktivitetit (ADHD-së) bëhet duke eliminuar drithërat dhe sheqernat nga dieta. Ky është një vendim i zgjuar, vetëm me kusht që vendin e sheqernave ta zënë frutat.
Një tendencë tjetër është dieta ketogjenike, e pasur me yndyrë, shpesh e këshilluar nga mjekët që e kanë frikë sheqerin. Unë nuk jua këshilloj këtë dietë. Çdo përmirësim që mund t’i ndodhë fëmijës suaj është i përkohshëm, sepse niveli i lartë i yndyrës i detyron gjëndrat mbiveshkore që të sekretojnë adrenalinë, e cila i mundëson përqendrimin fëmijës.
Unë ju rekomandoj që t’i sajoni fëmijës një dietë të bazuar te bimët, suplementet dhe ushqimet e mëposhtme. Me sinqeritetin më të madh ju them se në 85 për qind të rasteve, fëmijët me hiperaktivitet (ADHD) ose autizëm nuk duan që të bashkëpunojnë. Prandaj duhet të tregoheni shumë krijues dhe të gjeni mënyra për të kamufluar ushqimet, në mënyrë që ata të përfitojnë prej tyre. Përfshijeni fëmijën në këtë proces, gjithmonë duke iu përshtatur personalitetit dhe dëshirave të tij. Nëna ose personi që kujdeset e di mirë se çfarë është në interes të fëmijës. Çdo fëmijë është unik dhe i mrekullueshëm, prandaj besojini intuitës suaj dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Dieta është çelësi i luftës kundër hiperaktivitetit (ADHD-së) dhe autizmit. Disa ushqime janë shumë efikase për largimin e metaleve të rënda dhe toksinave të tjera, riparimin e indit trunor, favorizimin e transmetimit të sinjaleve nervore, furnizimin e trurit me glukozë, qetësimin e mendjes dhe përforcimin e sistemit nervor qendror. Mes të tjerash përmendim: boronicat, koriandrën, vajin e arrës së kokosit, selinonë, bananet, manaferrat, avokadot, luleshtrydhet dhe farat e linit./Familja Jonë