Është raportuarpër një rast dhune në familje në komunën e Klinës.
Dy persona kanë sulmuar fizikisht një grua.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe u janë sekuestruar dy revole dhe 61 fishekë.
“Klinë 22.12.2020 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy pistoleta dhe 61 fishek dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.