Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Dhimbje koke dhe ethe, Moderna shpjegon efektet e pakta anësore të vaksinës te fëmijët

Kompania farmaceutike amerikane Moderna këmbëngul se vaksina e saj anti-Covid është e sigurtë për fëmijët e moshës nga 6 deri në 11 vjeç.

Ajo ka imunizuar më shumë se 4,700 fëmijë me dy doza me rreth 28 ditë diferencë dhe thotë se nivelet e antitrupave të krijuara tek të vegjlit, ishin të njëjtat me ato që u vunë re tek të rinjtë, që morën dozën e plotë të vaksinës.

Por, a ka efekte anësore kjo vaksinë tek fëmijet, një shqetësim ky që e ndajnë shumë prindër. Moderna rreshton disa të tilla, por që sipas saj janë të lehta. Kështu është vënë re se disa fëmijë të imunizuar kanë pasur lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje në vendin e injektimit.

Numri i subjekteve të testimit ishte shumë i vogël për të zbuluar ndonjë efekt anësor të rrallë si miokarditi, një inflamacion i zemrës, i cili është zbuluar kryesisht tek djemtë e vegjël, ose të rinj që kanë marrë ose vaksinën Moderna ose Pfizer.

Një panel i Qeverisë amerikane votoi një ditë më parë për të rekomanduar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNTech, edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç.

Ekspertët e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe i hapën kësisoj rrugën autorizimit brenda disa javësh.

Në muajin shtator, kompania Pfizer kishte thene se të dhënat kanë treguar që vaksina kundër koronavirusit është e sigurt për atë grupmoshë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë