Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dëshironi që kolegët e punës të kenë përshtypje të mirë për ju? – Ja cilin zakon duhet ta largoni menjëherë

Përshtypjet e të tjerëve për ne luajnë një rol të rëndësishëm në vetafirmimin tonë, andaj, që të mos krijojmë përshtypje jo të mira, është e rëndësishme t’i evitojmë disa shprehi që mund të jenë të panevojshme.

Kuptohet, është gjithnjë e rëndësishme të jemi vetvetja dhe të mos ndryshojmë rrënjësisht për askënd, por, si qenie shoqërore që jemi, sjelljet tona duhet të jenë të pranueshme për njerëzit që rrimë me ta, sidomos me kolegët e punës.

Por, nëse doni t’ju marrin seriozisht në punë, sipas një studimi të ri, duhet që të mos përdorni më emoji.  Studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit kanë zbuluar se njerëzit që përfshijnë fotografi dhe emoji në mesazhet e tyre formale, shihen si më pak të fuqishëm se ata që përdorin fjalë.

“Sot ne të gjithë jemi mësuar të komunikojmë me foto dhe rrjetet sociale e këtë shumë  të lehtë dhe argëtuese. Porn ë disa situata, veçanërisht në një mjedis pune ose biznes, ky zakon mund t’ju kushtojë  shumë, pasi sinjalizon që jeni i pafuqishëm. Këshilla jonë: Mendojeni dy herë para se t’u dërgoni foto ose emoji njerëzve që i keni superior në punën tuaj, ose çdo njeriu tjetër që doni t’ju perceptojë si të fuqishëm”, thonë studiuesit.

Ekipi kreu një sërë eksperimentesh me skenarë të ndryshëm, mes qindra pjesëmarrësve dhe pjesa më e madhe e tyre perceptonin si më “të fuqishëm” nje njeri që zgjidhte të përfaqësohej me një mesazh verbal.

Një grup i veçantë studimi tregoi se njerëzit më pak të fuqishëm e dëshirojnë afërsinë sociale më shumë sesa njerëzit e fuqishëm. Rrjedhimisht, sinjalizimi se do të dëshironit afërsinë sociale duke përdorur fotot dhe emojit është në thelb sinjalizimi se jeni më pak i fuqishëm.

Duhet të theksohet se një sinjalizim i tillë zakonisht është i parëndësishëm në marrëdhëniet e ngushta, si në komunikimet ndërmjet anëtarëve të familjes. Megjithatë, në shumë fusha të jetës sonë, veçanërisht në punë ose në biznes, marrëdhëniet e pushtetit mbizotërojnë dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për përshtypjen që mesazhet tona lënë te marrësi.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë