Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Dermatiti atopik (rrjebulla) tek të posalindurit

Dermatiti atopik (rrjebulla) është një inflamacion në lëkurë që mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, (veshje sintetike apo ushqime që paraqiten irrituese për rrjebullën) dhe nga faktorë gjenetikë.

Simptomat në përgjithësi shfaqen me kruajtje, lëkurë të thatë, skuqje  të lëkurës dhe kore apo zbokth. Më shqetësuese është tek të posalindurit, aty ku kujdesi dhe trajtimi duhet të jetë maksimal.

Çfarë është dermatriti atopik dhe si paraqitet te foshnjet?

Dermatriti atopik është një sëmundje alergjike e lëkurës e cila prek rreth 30% të fëmijëve. Ajo paraqitet në formë ekzeme  dhe karakterizohet me kruajtje të lëkurës.

Kjo alergji tek të posalindurit shfaqet në formë petëzash jo të thata , zakonisht në fytyrë apo rreth zonës së buzëve. Në pjesën e kokës ato kanë ngjyrë të verdhë në të kaftë.

Dermatiti atopik nuk ka terapi kuruese, me rëndësi është edukimi terapeutik, apo vetëtrajtimi sepse është një sëmundje e bezdisshme për foshnjën, sidomos gjatë natës e cila përcillet me kruajtje të mëdha. Prindërit duhet ta dinë se nëse shërohen lezionet e lëkurës nuk mbeten shenja, pra kjo sëmundje trajtohet, nuk është ngjitëse dhe nuk është e përhershme.

Disa këshilla shumë të vlefshme për nënat, sidomos gjatë kujdesit për të posalindurit për të mënjanuar problemet me dermatitin atopik apo rrjebullën:

  • Mjedisi familjar ka shumë rëndësi të jetë i ngrohtë sepse shqetësimi nxit kruajtjen e lezioneve, pashtu mjedisi i pastër, pa alergjenë të ajrit.
  • Kujdesi maksimal gjatë ushqyerjes, duhet t’i keni parasysh ushqimet që nxisin mbindjeshmërinë. Fëmijën duhet ta mbani sa më gjatë me qumësht gjiri.
  • Pastrimi i fëmijës bëhet me ujë të vakët pa përdorur sapun, pas larjes preferohet të përdoren kremëra zbutës dhe peshqirë të butë.
  • Veshjet e foshnjës suaj duhet të pastrohen me sa më pak detergjent.
  • Mënjanoni veshjet me materiale të ashpra që mund të jenë irrituese.
  • Djersa është shkak acarimi i kësaj alergjie, fëmija duhet të vishet dhe të mbulohet lehtë.
  • Thonjtë e fëmijës duhet të priten shkurtë dhe gjatë natës t’i vishen doreza pambuku.

Diagnostikimi i hershëm dhe konsultimi me një dermatolog ndihmon ta trajtoni këtë problem te foshnja juaj dhe ta menaxhoni sëmundjen me sukses.

Arkiva

Kategoritë