Sipas Bankës Botërore deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në ”varfëri ekstreme”.
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka thënë se rritja ekonomike globale do të zvogëlohet deri në 5 për qind këtë vit, pasi të gjitha shtetet janë duke u përballur me pandeminë.
“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në varfëri ekstreme”, ka thënë Malpass.