Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Deputeti Haxhi Avdyli: 50% e kapaciteteve të shtretërve spitalor nuk janë shfrytëzuar

Deputeti Haxhi Avdyli përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50 për qind e kapaciteteve të shtretërve spitalorë nuk janë shfrytëzuar.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore.

“Prishtina edhe mund të ketë nevojë për Spital të ri. Por sipas statistikave që nga paslufta asnjëherë më shumë se 50% kapacitetet e shtretërve spitalor nuk janë shfrytëzuar. Edhe pse te ne kohëzgjatja e qëndrimit në Spital është më e lartë se në shumë shtete, neve akoma na mbesin 45 % e shtretërve pa shfrytëzuar”.

“Kosova ka nevojë për investime në teknologji të avancuar, furnizime stabile dhe kuadro kompetente mjekësore. E aty ku ka ngarkesë në shfrytëzim të shtretërve, pse jo edhe rritje të hapësirave dhe shtretërve”, ka shkruar ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë