Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Depresioni pas lindjes (PPD), simptomat dhe shkaqet

Depresioni pas lindjes (PPD) është një formë e depresionit klinik, që fillon pas lindjes së foshnjes dhe karakterizohet nga disa simptoma të zakonshme.

Humbja e oreksit, lodhja, vështirësia e atashimit me foshnjen, pagjumësia, ankthi janë disa nga simptomat që e karakterizojnë depresionin pas lindjes tek nënat.

Periudha pas lindjes është një kohë veçanërisht e ndjeshme gjatë së cilës shumë nga shkaqet e zakonshme të depresionit klinik, të tilla si ndryshimet biologjike, stresi ndodhin përnjëherë.

PPD mund të fillojë sapo të keni lindur dhe zakonisht, kjo periudhë përfshin 4 deri në 6 javët e para pas lindjes.

Së fundmi, një përmbledhje e studimeve sugjeron se simptomat e PPD përmirësohen me kalimin e kohës, meqë rast depresioni ka gjasa të zgjas 3 deri në 6 muaj pas fillimit të shfaqjes së simptomave./healthline

Youtube

Arkiva

Kategoritë