Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, njëri prej tyre ishte me fatalitet, 24 me persona të lënduar kurse 27 tjerë me dëme materiale.
Policia njofton se ka shqiptuar 848 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, dhe 816 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Po ashtu, të hënën Policia ka arrestuar 14 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 101 raste të reja me COVID-19.