Sht, Nën 9, 2024
Banner Top
Banner Top
Çrregullimi i ankthit social mund të rrisë rrezikun e alkoolizmit

Një hulumtim ka ardhur në përfundim se, ndryshe nga çrregullimet e tjera të ankthit, çrregullimi i ankthit social mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në alkoolizëm.

Për studimin, studiuesit vlerësuan alkoolizmin, çrregullimin e ankthit social, çrregullimin e ankthit të përgjithshëm, çrregullimin panik, agorafobinë dhe fobitë specifike përmes intervistave me 2,801 binjakë të rritur të Norvegjisë.

Çrregullimi i ankthit shoqëror pati lidhjen më të fortë me alkoolizmin dhe parashikoi alkoolizmin mbi efektin e çrregullimeve të tjera të ankthit. Përveç kësaj, çrregullimi i ankthit shoqëror ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të alkoolizmit më vonë.

Gjetjet sugjerojnë se ndërhyrjet që synojnë parandalimin ose trajtimin e çrregullimit të ankthit social mund të kenë një efekt shtesë përfitues të parandalimit të alkoolizmit.

“Shumë individë me ankth social nuk marrin trajtimin e duhur. Kjo do të thotë se ne kemi një potencial të dobët, jo vetëm për zvogëlimin e barrës së ankthit social, por edhe për parandalimin e problemeve me alkoolin”, – tha dr. Fartein Ask Torvik, Instituti i Shëndetit Publik.

“Terapia njohëse e sjelljes me ekspozim të kontrolluar ndaj situatave të frikshme ka treguar rezultate të mira”, tregon sttudimmi.

Andaj, për të parandaluar alkoolizmin, personat e prekur me këtë lloj ankthi duhet të trajtohen pa u bërë vonë!/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë