Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çrregullimi bipolar dhe depresioni

Çrregullimi bipolar është një gjendje mendore, që fillon në adoleshencë të vonshme ose në rini të hershme. Njerëzit që kanë këtë lloj çrregullimi, mund të përjetojnë ndërrim të humorit – nga depresioni në episode manike.

Çrregullimi bipolar i ka dy ekstremet: lumturi dhe mërzi. Për tu diagnostifikuar me bipolaritet, duhet që personi të ketë përjetuar maninë dhe hypomaninë.

Shumë njerëz me bipolaritet mund të përjetojnë gjithashtu edhe episode depreive. Kur është në këtë fazë  personi ndihet i pashpresë, i përgjumur e pa motiv.  Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit me bipolaritet ndihen në depresion.

Përderisa crregullimi bipolar mund të shkaktojë të ndjeheni në depresion, duhet bërë një dallim mes asaj që njihet tradicionalisht si depresion. Çrregullimi bipolar mund të shkaktojë ndryshime ekstreeme humori, por personat me depresion kanë kryesisht humor të ulët e jo episode lumturie e adrenaline  – që përjetojnë bipolarët./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë