Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çrregullimet e gjumit te fëmijët – Ja si t’i dalloni simptomat

Të vegjlit ashtu si të rriturit mund të vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Për të dalluar nëse fëmija juaj ka një problem të tillë, më poshtë po ju listojmë disa nga simptomat e çrregullimit të gjumit tek fëmijët.

Frymëmarrja e çrregulluar nga gjumi mund të prekë edhe fëmijët . Fëmija që vuan prej saj gjatë ditës mund të jetë i pavëmendshëm, i shqetësuar , mund të marrë frymë me gojë hapur ose të ketë frymëmarrje të zhurmshme dhe hundë të bllokuar , me vështirësi në zgjim dhe dhimbje koke në mëngjes dhe reduktim të performancës në shkollë.

Gërhitja e zakonshme
Çrregullimet e frymëmarrjes së natës janë një grup patologjish, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me grupmoshat parashkollore, nga 2 deri në 5 vjeç. Gërhitja e zakonshme është më e shpeshta. Zakonisht  shfaqet më shumë se 3 netë në javë për të paktën 2 muaj. Shpesh nënvlerësohet, sepse konsiderohet e trashëguar nga prindërit. 

Zgjime të çrregullta
Një çrregullim tjetër është sindroma e rritjes së rezistencës së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes , në të cilën zhurma e ngjirur “shoqërohet me zgjime  të përsëritura që pengojnë arritjen e gjumit të thellë dhe japin ndjesinë e mungesës së gjumit sa duhet .

Apneat obstruktive(ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit)
Ajo prek 2-3% të fëmijëve dhe konsiston në episode të përsëritura të obstruksionit të pjesshëm ose total të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes . Apnea  mund të sjellë komplikime të tilla si hipertensioni dhe dëmtimi i zemrës, shpërqendrimi, ndjeshmëria, reagimi ndaj komandave, humbja e kujtesës ,luhatjet e humorit . Në një nivel metabolik, nxitet rezistenca ndaj insulinës dhe shtimi në peshë.
Përveç këtyre simptomave prindërit duhet të konsultohen gjithashtu edhe me një mjek pediatër  për të dhënë diagnozën e saktë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë